AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 16:59

Tezat e provimeve në Whatsapp, Këlliçi: Viti i shtatë që del teza, Shahini ka dështuar

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar shpërndarjen e tezave të provimeve të maturës, nëpër grupe të Whatsapp-it.

Sipas tij, është viti i 7-të që teza del, ndërsa ka akuzuar ministren e Arsimit, Besa Shahini, si të dështuar.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Ëhatsapp-i para se provimi të mbahej.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!

Është i shtati vit rradhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.

Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit.