TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se Serbia është i gatshëm që të bisedojë me Kosovën “pa afate” dhe “në mirëbesim”, pas ndërperjes së bisedimeve në 2018.
Gjithsesi, ai theksoi se njohja reciproke nuk është në axhendën e shtetit serb.
“Jemi të gatshëm për bisedime por… s’ka flamur të bardhë”, i ka thënë ai në një intervistë për agjencinë "Reuters".
Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është dialog, gjatë të cilit mund të shihet çfarë është e mundur, për çfarë mund të ketë kompromis.
“Besojmë se është në interesin e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, që të flitet për qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, tha Vuçiç.