TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër pas rritjes së rasteve të të infektuarve me koronavirus në tri ditët e fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për mospërhapjen e COVID-19.
Kreu i Qeverisë u shpreh se, nëse kjo situatë vazhdon kështu do të jemi të detyruar të mbyllemi sërish në karantinë, deri në daljen e vaksinës.
“Trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do të bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush?
Jam shumë i shqetësuar se, nuk kam ndërmend të bëjë sehir kur dikush e ka harruar fare që armiku i padukshëm është në lëvizje. Në tri ditë kemi më shumë shtrime se sa në kulmin e pandemisë”, tha Rama.