AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 17:15

Koronavirusi/ Rusia konfirmon mbi 500 mijë të infektuar

Koronavirusi/ Rusia konfirmon mbi 500 mijë të infektuar

Rusia ka raportuar 8,779 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve duke bërë që totali i të infektuarve në vend të rritet në 502,436. Po ashtu, zyrtarët e Shëndetësisë në vend njoftuan se brenda ditës humbën jetën edhe 174 persona duke bërë që totali i të infektuarve të rritet në 6,532.

Rusia është vendi i tretë në botë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara, sipas të dhënave të pasqyruara në Worldometers.

Vendi paraprihet nga SHBA-të që numërojnë mbi 2 milion të infektuar dhe 115,243 víktima si dhe Brazili me 775,581 të infektuar dhe 39,803 víktima.