AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 16:24

Gjendet lëndë plasëse para një banese tek Uji i Ftohtë në Vlorë, policia jep detaje: Ishte artizanale

Gjendet lëndë plasëse para një banese tek Uji i Ftohtë

Gjendet lëndë plasëse në Vlorë pranë Ujit të Ftohtë. Lënda plasëse është gjetur pranë një banese. Banesa mësohet se është në pronesi të shtetasit Gramos Habilaj.

“Rreth orës 15:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse (artizanale) e pa plasur, pranë banesës së shtetasit G.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, deklaron policia.