AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 19:43

“Liri, Demokraci”/ Banorët përplasen me policinë në Velipojë, IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje (Video)

“Liri, Demokraci”/ Banorët përplasen me policinë

Kanë nisur përplasjet mes banorëve dhe forcave të Policisë në Velipojë. Ndërsa IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtesave në bregdet, të shoqëruar nga dhjetëra policë me skafandra, banorët dhe pronarët e bizneseve nuk kanë qëndruar duarkryq.

Nën thirrjet “Liri, Demokraci” ata janë përplasur me forcat e policisë, që siç shihet në pamjet e mëposhtme, kanë qenë të shumtë në numër.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/06/video-velipoje.mp4"][/video]