Lamallari është shprehur se njëri prej grupeve të goditur gjatë fundjavës, ai i Shijakut vepronte pa ndërprerje që prej vitit 1994, ndërsa ka shtuar se do të goditen dhe grupe të tjera kriminale pasi po bashkëpunohet me agjencitë e huaja ligjzbatuese.
“Njëri nga këto grupe të goditura vepronte prej 17 vitesh pa ndërprerë. Grupi i Shijakut. Ai vepronte prej vitit 1994...
Do arrstohen grupe të tjera. Po bashkëpunojmë me agjencitë e huaja që tju sekuestrojmë pasuritë brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë zëvendësministri i Brendshëm.