TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish sot në protestë. Ata i janë drejtuar prefekturës së Fierit madje kanë bllokuar edhe akset rrugore. “Duam punë” ishte një nga thirrjet e naftëtarëve, të cilët prej kohësh janë futur një bëtejë për plotësimin e kërkesave të tyre. I bënë thirrje kryeministrit Rama që ta marrë seriozisht punën e tyre pasi në të kundërt do të bëjnë atë që bënë minatorët në 1992.
Gjithashtu naftëtarët thanë se nuk do bëhen pjesë e asnjë pale politike.
"Ne jemi mbledhur sot për të vazhduar protestën tonë shumë paqësore, për ti thënë zotit Kryeministër merre seriozisht problemin e naftëtarëve. Sepse ne do bëjmë atë që bënë minatorët në 1992. Mos u tall më me ne, me familjet tona. Ai kolltuku jot është me votat tona. Ne sot do të vendosim me një lëvizje punëtore, pa udhëheqje, pa politizuar. Mos shpresojë asnjë asnjë parti politike se ne do ta mbështesim. Kurrë! Vërtet zgjidhja jonë do të vijë nëpërmjet politikës, por kurrë mos shpresojë asnjë që ne të bëhemi pjesë e saj. Nëse sot prefekti nuk na kthen përgjigje për dy kërkesat tona kryesore, puna dhe paga e muajit dhjetor, të tjerat vijnë më parë. Zoti Prefekt nëse të ka mbetur një pikë besnikërie, dil dhe thuaj je me ne apo jo?!", tha një prej naftëtarëve.
Një ditë më parë ata kundërshtuan vendimin e publikuar nga ministri Arben Ahmetaj një ditë më parë për pagesën e papunësisë.
https://youtu.be/-ufDS53PpJo