TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 41-vjeçar shqiptar, është vënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur duke trafikuar lëndë narkotike.
Siç bëhet e ditur nga mediat e vendit fqinj, operacioni i policisë u zhvillua në Halkidiki, ku shqiptarit iu sekuestruan 79 g kokainë dhe rreth 1 kg hashash.
Mësohet se shqiptari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, prej kohësh e ushtronte këtë aktivitet, dhe nxirrte fitime të mëdha.
Pas arrestimit, shqiptarit, iu sekuestrua nga ana e policisë edhe një sasi prej 1280 eurosh, e cila besohet është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ishte pjesë e ndonjë grupi që merrej me trafik droge, apo vepronte i vetëm./TPZ.AL