AKTUALITET, 19 Janar 2018, 09:31

Bushati-Kotzias sërish sot përballë njëri-tjetrit në një takim në Korçë

Bushati-Kotzias sërish sot përballë njëri-tjetrit në

Shefat e diplomacisë së Shqipërisë dhe Greqisë do të ulen sot sërish në një takim të përbashkët. Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias i kthen vizitën e Kretës, Ditmir Bushatit për të vijuar procesin e negociatave mes tyre për çështjet e pazgjidhura. Dialogu pritet të zgjasë 2 ditë dhe takimi do të zhvillohet në qytetin e Korçës në një nga hotelet e këtij qyteti.

Dy ministritë nuk kanë bërë publike agjendën, por formati pritet të jetë i njëjtë. Ministrat do të jenë kokë më kokë, ndërsa grupet e punës ballë për ballë në të njëjtin ambient. Ligji i luftës, për të cilën janë dhënë sinjale progresi, çështja çame, që në fakt ndan palët, por dhe tema të tjera të marrëdhënien mes dy fqinjëve, priten të jenë në fokus të takimit