TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kroaci, ku edhe do zhvillojë një takim me kryeministrin grek, Alexis Tsipras. Mësohet se në takimin ndërmjet tyre do të trajtohet çështja e kufirit detar.
Rama ndodhet në Dubrovnik që prej ditës së djeshme, si pjesë e samitit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Këtë vit, kryeqyteti i Kroacisë do të mirëpresë forumin e 9-të të biznesit, ku pjesë e saj do të jenë kompani kineze dhe Europiane.
Samiti 16+1 u themelua në vitin 2012 si një mënyrë për të promovuar biznesin dhe marrëdhënien e investimeve mes Kinës dhe 16 vendeve të europës.
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Hungaria, Lituania, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Greqi janë shtetet që do të marrin pjesë.