TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër ngjarje e rëndë në Bulqizë, pas vrasjes me thikë të pak ditëve më parë.
Në orët e para të mëngjesit një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në ambientet e një lokali. 41-vjeçari me inicialet V.A është qëlluar me pistoletë nga një i njohuri i tij.
Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe bashkëpunëtorin e tij. Autori është 30-vjeçari I.D, person me precedent të mëparshëm kriminal, thotë policia.
Të shtënat me armë janë dëgjuar në orën 02:40 minuta dhe i plagosuri bashkë me autorin, ishin duke konsumuar alkool në një lokal. Dyshohet se mes tyre ka patur një konflikt. 41-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur gjatë natës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas
Identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia, 31 vjeçari me precedent kriminal, autori kryesor i ngjarjes, si dhe bashkëpunëtori i tij.
Rreth orës 02.40 në ambjentet e një lokali në qytetin e Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A, 41 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.
Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje .