AKTUALITET, 20 Janar 2019, 18:35

Pas 40 vitesh, vëllai i plotëson ëndrrën të motrës. Publiku nuk i përmban lotët

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ditën e sotme ishte Naimi i cili kishte ardhur për të surprizuar të motrën e për t’i bërë realitet ëndrrën e saj të madhe. Përpara 40 vitesh, motra e Naimit, Ferdezja u arratis nga Kosova drejt Shqipërisë.

“Historia fillon në Shtatorin e vitit 1970, kanë kaluar më shumë se 40 vite kur motra ime një adoleshente arratiset me një grup shokësh nga Prishtina dhe kalon kufirin më të ruajtur të asaj kohe në Europë. 

Në vitin ‘68, por edhe më vonë Kosova realizoi shumë nga të drejtat e veta politike, dhe juridike, por për rininë kosovare kërkesat ishin në mospërputhje me realitetin. Kërkesat e rinisë rriteshin për të drejta më të mëdha. Shqipëria ofronte të gjitha ato që nuk i ofronte Kosova e atyre viteve.

Motra studionte në shkollën e mesme për mjekësi dhe shumicën e lëndëve i kryente në gjuhën serbe. Kjo ishte një pakënaqësi e shtuar për rininë kosovare.

Motra mundi të arratisej nga Gjakova një natë të errët Shtatori, fatmirësisht zona që ajo iku nuk hetohej nga forcat jugosllave, por shumë i gëzuar kur ra në dorë të forcave shqiptare dhe pëp disa ditë e mbajtën në pikën kufitarë në Bajram Curri.

Motra kishte dy kërkesa, dëshirën e babait për tu bërë mësuese në Elbasan dhe ata të nënës që donte që ajo të ishte farmaciste. Mbretëroi e dyta, kërkesa e nënës dhe motrës i jepet  e drejta e shkollimit në shkollën e mesme në Vlorë.

-640-0-5c44891eca265

Për tre muaj ne nuk e kemi ditur ku është motra dhe ka qenë një shqetësim shumë i madh i prindërve. Më kujtohen sikur sot lutjet e nënës,

Një ditë nga erdhi në telegram që na e solli postieri i fshatit. E lexoi babai dhe sa ishte një lehtësim, ishte dhe një shqetësim shtesë, pasi shumica e shqiptarëve e dinë që Kosova dhe Serbia kishin marrëdhënie të shkëputura.

Çdo letër që vinte ishte histori më vete. Asnjëherë nuk mund të lexohej letra e tëra, pa u prishur ngjyra nga lotët e babain, apo tanët që e lexonim. Brezi i sotëm ndoshta nuk e kupton këtë gjë, atëherë një letër zgjaste 10-12 ditë.

Në vitin 1974 babai, kërkoi që nëna të vinte në Shqipëri, sepse e dinte që atë nuk do e lejonin struktura policore me kalu. Pas 4 vitesh nëna vjen në Shqipëri, përmes pikës kufitare në Han të Hotit dhe ka qëndruar një muaj në Shqipëri, e mirëpritur jo vetëm nga motra, por edhe të gjithë shokët dhe shoqet qe e mbështesnin motrën. Kthimi u bë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, babai e luti që të afroheshim më afër dhe kur të vinte motra ta shikonte.

-640-0-5c44892385b68

Nuk e di arsyen e saktë dhe polici tha që, deri tek trari është mund të afroheni pasi është tokë e jona dhe ju jeni te lirë të shkoni, por keni parasysh që në pikën e vrojtimit është ushtari i përgatitur që edhe mund të qëllojë, nëse kalohet trau. Babai porositi nënën që të bëjë më shumë ecejake, që në të qëndrojë sa më shumë.

Ishte një moment që është i vështirë të përshkruhet, e kam parë babain që mezi mbahej dhe kur përfundoi proceduara motra filloi të alivanoset dhe e morën me makinë dhe ikin për në Shkodër.  Shumë gjëra të reja ndodhën në familje, erdhën fëmijë të tjerë. Motra na jepte kurajo. I vendosi emrin vëllait, Alban, që kjo ishte e rrallë për ato vite. Motra ndenji në Shqipëri deri në vitin 1979.

Motra ishte shumë e bukur, por meqenëse ajo lëndoi zemra e prindërve kur u arratis, mendoi që të mos krijonte një lidhje në Shqipëri në mënyrë që të mos i “vriste” prindërit për së dyti dhe pas përfundimit të shkollës donte të kthehej dhe të ndihmonte qytetarët e Kosovës.

Pasi përfundoi studimet në vitin 1977, ajo punoi dy vite si farmaciste në Tiranë, jetonte në konvikt dhe nuk ishte e interesuar të jetonte në Tiranë. Mbrëmë kemi shëtitur në sheshin “Skënderbej” dhe na tregonte, për çdo ditë thoshte: matja sheshin me hapa dhe me këmbë, çdo hap një urim, çdo këmbë një lutje, çdo zemër e rrahur një falenderim. Natyrisht falenderimet për të gjitha ata që kanë ndihmuar motrën.

Dolëm në Hanin e Hotit, për ta pritur. Ishte një situatë tjetër, më e qetë. Trarët nuk e kishin peshën e viteve më parë. Sapo u ndal makina që solli motrën, në ngritëm trarin e Jugosllavisë dhe ajo atë të Shqipërisë.

Nuk dihet kush përqafonte ke, lotët rridhnin rrëke. Unë isha në moshën 18 vjeçare dhe kisha përgatitur nj herë një këngë, erdha nga qyteti në fshat”.

Motra vjen në katund buzë mbrëmjes dhe vetë njerëzit kishin organizuar një pritje madhështore dhe motra kishte dalë mbi makinë nga malli për ajrin e freskët. Të gjithë e pritën me lule dhe në mënyrë madhështore.

Shtëpia e babait u mbajt për disa kohë në vrojtim dhe familja përgjithësisht. Pak ditë më vonë pasi u kyren procedurat administrative nis punën në Farmacinë nr 1 në Prishtinë. Edhe sot është farmaciste falë shtetit shqiptar.

Muaj me parë ka aplikuar për tu bërë ligjërisht shtetase e Shqipërisë, sepse emocionalisht është që nga vitet ’70. Kemi shëtitur mbrëmë me motrën në të gjitha vendet që ajo ka shkaur vite më parë. U ndal para postës në qendër dhe tha për çdo ditë e hapja kutinë numër 18 të postës dhe prisja letrën. Unë nga viti ‘72 kur jam rritur pak, i shkruaja dy herë në javë. Të gjitha ndjenjat i kemi konsumuar përmes të shkruarit”, tregoi Naimi.

“Ajo ka pasur disa vështirësi në dokumantacion, për shkak të emrave, mënyrës së të shkruajturit dhe e gjitha kjo ka qenë një procedurë e zgjatur, të cilën ne e kami marrë nga Ministria e Brendshme. Është një certifikatë përmes së cilës motra mund të marrë nënshtetësinë shqiptare. Ata përshpejtuan proceduar dhe motra jote do e marrë sot”, tha Ardit Gjebrea.

Ferdez erdhi në studio dhe foli për të vëllain duke u shprehur: “Naimi shkruante shumë, por letrat vonoheshin në atë kohë. I thoja, jam mirë me shëndet, mbarova një provim dhe gjëra të tilla. Unë kam kaluar shumë mirë në ato kohë.

Ai shtet pati një kujdes shumë të veccantë për mua. Isha vetëm 16 vjeç kur erdha në Shqipqrinë dhe ne kosovarët e kemi pasur idhull. Unë ndihem shumë vlonjate dhe kur erdha në Tiranë ndërrova të gjitha djalektin dhe më thoshin, ti je nga Vlora. Kam dobësine e madhe për Vlorën”.”Nuk e kam pasaportën. Por unë ndihem vlonjate dhe tiranse. Unë e bëra kërkesën vetëm gojarisht dhe kjo ka ndodhur para 15 viteve. Tani kam bërë një kërkesë, vjet në Maj. Unë në Janar të vitit 1974 e kam marrë nënshtetësinë. Unë kam dëshirë ta kem. Kam viza dhe nuk e kam problem për ato dhe do e kisha dëshirë më shumë ta kisha. Kam punuar, kam shërbyer në Shqipëri”, u shpreh Ferdez.

“Të kërkoj ndjesë për shqetësimin e këtyre dy- tre ditëve. E kam të vështirë të jap mesazhin zanor, pasi jemi mësuar nëpërmjet letrave, sot kemi rastin që në një televizion, ndër më të mirët në trojet shqiptare, të shmallemi dhe të falenderojmë të gjitha ta që kanë kontribuar për ty.

Jam këtu për të rikujtuar që nesër mbushen 40 vite që ti more lejnë për tu riatdhesuar në Kosovë. Ishe inspirimi dhe për ne, udhërrëfyesja më e mirë për ne. Erdha këtu edhe sepse një porosi e babait kishte mbetur pezull. Nuk e pati mundësinë që në mënyrë publike të falënderonte ata njerëz që të kanë ndihmuar ty.

Unë sot mora kurajën që porosinë e tij ta çonim tek të gjithë shqiptarët. Mungesën e motrave dhe vëllezërve ta kompensonin shoqet, shokët, pedagogët shqiptarë”, i tha Naimi të motrës.

Në studio erdhën dhe shoqet e zonjës Ferdez, Mira, Vali dhe Vitore të cilat u takuan pas 43 vitesh.

“Që të jesh shqiptare vetëm me ndjenja nuk mjafton, por është dhe kjo është certifikata që të jesh ligjërisht shqiptare”, i tha Naimi të motrës./ Tvklan.al

-640-0-5c448922d2179-640-0-5c44892231960