TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Dhe t’u jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve rrini afër me Bitën dhe Gentin se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”.
Kjo deklaratë e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë një një konferencë për shtyp (18 tetor) së bashku me presidentin e policisë federale gjermane, Dieter Romann, befasoi jo pak.
Në harkun e tri ditëve, pra sot, Policia e Shtetit arrestoi ish-deputetin socialist, Arben Çuko, së fundi ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve (për korrupsion pasiv në marrjen e të hollave për transferimin e një të burgosuri), si dhe ish-deputetin e Qarkut të Lezhës, Arben Ndokën, të akuzuar për tjetërsim pronash (me falsifikim) në plazhin e Tales dhe Ranën e Hedhur në Lezhë.
Nuk mund të thuhet me saktësi, nëse ishin këto arrestimet që paralajmëroi ministri i Brendshëm, por fakti që dy ish-ligjvënës socialistë u arrestuan, të bën ta besosh se dhe këta kanë qenë në listën “Xhafaj”.
/TPZ.AL/