TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani i është bashkuar Laçit në vendin e tretë të renditjes duke bërë gjithnjë e më të mundur pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm. Skuadra e Dalipit ka mundur me shifrat 1-0 Kamzën, duke treguar se mund të arrijë objektivin që i ka vënë vetes për t’u renditur mes tre skuadrave të para në kampionat.
Në një ndeshje pa shumë raste për t’u shënuar, diferencën e bëri goli i Kardoso në minutën e 76-të, duke siguruar tri pikë dhe duke “eliminuar” Kamzën nga lufta për Europën. Kjo e fundit tashmë duhet të përqendrohet vetëm te lufta për mbijetesën, pas Vllaznia dhe Teuta po i afrohen rrezikshëm skuadrës së Ndreut.
Luftëtari ka mposhtur Lushnjën 2-0, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë, me Abazajn në të parën dhe Bregun në kohën shtesë. Skuadra e trajnerit Hasan Lika ka vuajtur jo pak, ndërkohë që janë anuluar edhe dy gola për gjirokastritët.