TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat detare nëpërmjet “Anijes Mati” kanë shpëtuar 2 peshkatarë, të cilët kishin ngelur në det në hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.
Mësohet se 2 peshkatarët kërkuan ndihmë dhe u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit.
Njoftimi:
Vlorë, Forca Detare shpëton 2 peshkatarë
Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.
2 peshkatarët kërkuan ndihmë dhe u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit.
2 peshkatarët G.L dhe A.H dhe mjeti lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport.