TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
BBC shkruan se janë raportuar të paktën gjashtë shpërthime. Tre shpërthime në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa u shënuan gjatë shërbesës së Pashkëve.
Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të gjitha në Colombo, u goditën gjithashtu.
Dita e Pashkës është një nga festa të mëdha në kalendarin e krishterë.
Imazhet në mediat sociale treguan brenda një prej kishave, gjak në pllakat e dyshemesë si dhe tavane të shkatërruara.
Mediat e Sri Lankës raportojnë se midis viktimave mund të jenë edhe turistë të huaj.
Disa media thonë se numri i të vdekur mund të jetë më i lartë dhe burim spitalor në Batticaloa i tha BBC se numri i të vdekurve atje mund të jetë 27.
[caption id="attachment_241270" align="alignnone" width="579"]
Nga ana tjetër, Reuters citoi një burim policor të thoshte se më shumë se 50 vetë vdiqën vetëm në Negombo.[/caption]
Ministri i qeverisë Mano Ganeshan, në vendin e një shpërthimi në Kolombo, shprehu tronditjen e tij ndaj sulmeve.
Askush nuk ka marrë përsipër ende sulmet e përgjakshme.
Visuals from #ShangriLa #lka #SriLanka #EasterSundayAttacksLK #Colombo pic.twitter.com/T5mRSE7ppw
— Suchi Soundlover (@suchiseetharam) April 21, 2019