AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 23:34

Parashikimi i motit, e diela shoqërohet me surpriza

Parashikimi i motit, e diela shoqërohet me surpriza

Dita e nesërme do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm, i cili shihet si favorshëm për të gjithë atë që kanë pritur të dielën ta shfrytëzojnë për një ecje në natyrë.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit dita e nesërme nuk do të ketë luhatje të motit dhe kryesisht do të ketë diell. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 °C në bregdet, ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 8 °C në vendet malore.

Njoftimi i IGJEUM:

RESHJET

Nesër (e diel, dt.04) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 22 °C

në vendet e ulëta: 13 / 21 °C

në vendet malore: 8 / 20 °C