AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 22:47

“Policia provokon protestuesit në Tiranë”, Berisha nxjerr pamjet

“Policia provokon protestuesit në Tiranë”, Berisha nxjerr

Ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar denoncimit me video të një qytetari, shprehet se policia ka provokuar ultësisht protestuesit paqësor, të cilët sipas tij po mbronin bizneset e tyre.

Përmes një posti në “Facebook”, Berisha ka publikuar edhe videon në të cilën tregohet protesta e banorëve, që sipas ish-kryeministrit po protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre në njësinë bashkiake nr.6

“Narkopolicia provokon ultesisht protestuesit paqesor qe mbrojne bizneset e tyre!Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Shiko si i provokon policia protestuesit qe kane bllokuar rrugen per mos shembjen e shtepive tyre ne Njesinë Bashkiake nr 6 zoti Berisha”, shkruan Berisha.