AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 19:56

Meta nuk dekretoi Lleshin, vendimin ia komunikoi në zyrë

Meta nuk dekretoi Lleshin, vendimin ia komunikoi në zyrë

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e ri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili u propozua nga shefi i qeverisë, Edi Rama menjëherë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme.

Burime për “BalkanWeb” konfirmojnë se kreu i shtetit ka pritur sot pasdite në zyrë Sandër Lleshin, ndërsa prej aty e ka njohur me vendimin për ta mosdekretuar.

“Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”,njoftoi sot Presidenca.

Presidenti Meta kishte kërkuar informacione të hollësishme rreth emrit të propozuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa pas shqyrtimeve, ai nuk ka krijuar bindjen e plotë për ta dekretuar në krye të Ministrisë së Brendshme.