AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 21:15

“Është aq gomar sa krekoset e fryn gjoksin”, Vasili: Ja tek e keni analfabetin

“Është aq gomar sa krekoset e fryn gjoksin”, Vasili: Ja

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka shigjetuar kryeministrin Rama në një postim në rrjetet sociale duke e quajtur analfabet politik.

Për të kuptuar se çfarë përfaqëson analfabeti politik, ai ka sjellë ndërmen vargjet e Bertold Breht, ku ndër të tjera për analfabetin politik shkruan se “është kaq gomar sa krekoset dhe fyn gjoksin”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Analfabeti politik i yne aty eshte,ja tek e keni……se ç’perfaqeson e thote me mire Bertold Brehti:

“Analfabeti më i keq është analfabeti politik.

Analfabeti politik është kaq

gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin

duke thënë se e urren politikën.

Nuk e di hajvani

se nga injoranca e tij politike

lind prostituta,

fëmija i lënë rrugëve,

grabitësi me thyerje,

lind më i keqi i të gjithë banditëve,

që është politikani mashtrues,

mafiozi i korruptuar!”