TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi nuk di të ndalet, si në kampionat, ashtu edhe në Europë. Gjatë mbrëmjes së sotme, ka mundur me rezultatin 3-1 Kaljarin në kuadër të javës së 11 të Serisë A italiane. Për golin e parë, nuk i është dashur shumë kohë Juventusit duke qenë se që në sekondën e 44, ka shënuar një gol fantastik Paulo Dibala.
Ky gol i shpejtë, dha idenë e një goleade, por bardhezinjtë kanë pësuar gol në minutën e 36 me anë të Zhoao Pedros. Vetëm 2 minuta më vonë, kanë qenë sërish futbollistët e Kaljarit ata që kanë shënuar, por këtë radhë në portën e tyre dhe këtë e ka bërë Bradariç që ka devijuar gabimisht topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, Kristiano Ronaldo ka marrë një kundërsulm të shpejtë dhe ka nxjerrë të vetëm para portës Kuadradon i cili nuk e ka pasur të vështirë të shënojë edhe golin e tretë, duke i dhënë një sinjal të qartë Mançester Junajtidit se çfarë e pret në Ligën e Kampionëve. Me këtë fitore, Juventusi thellon diferencën në vendin e parë me 6 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.