AKTUALITET, 3 Nëntor 2018, 20:15

Humb jetën 66-vjeçari në Fier, dyshimet e para

Humb jetën 66-vjeçari në Fier, dyshimet e para

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi është përplasur me një mjet të parkuar.

Bëhet fjalë për Shefqet Kasën, i cili sipas mjekëve të Spitalit të Fierit dyshohet se ka pësuar infark, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar dëmtime.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Në datën 03.11.2018, rreth orës 18:10 , në vendin e quajtur “Kraps”, shtetasi Sh.K, 66 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Reno, është përplasur me një mjet të parkuar.Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, shtetasi Shefqet Kasa.

Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.