TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një sms deputetëve të grupit parlamentar të PS, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.
Report Tv ka siguruar një mesazh që Rama iu ka dërguar deputetëve të PS, ku kryeministri kërkon nga ata që të mos bëhet asnjë koment për vendimin e Metës.
"Lutem asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t'i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni", thuhet në mesazh.
Presidenti Ilir Meta në një njoftim të shkurtër ka sqaruar se nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme. Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër.