AKTUALITET, 6 Gusht 2019, 20:49

Erion Braçe e denoncoi publikisht për shkelje, sot Asaf Stroka zgjidhet në krye të Këshillit bashkiak

Erion Braçe e denoncoi publikisht për shkelje, sot Asaf Stroka



Është konstituuar sot këshilli bashkiak i Sarandës, ku në krye të tij u zgjodh Asaf Stroka.

Sroka pak ditë më parë u denoncua publikisht nga zv/kryeministri Erjon Braçe, pasi kishte urdhëruar AKU-në të hiqte sekuestron ndaj një punishteje mishi ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mishi dhe frutash deti të skaduara.

Braçe shkruante: Më datë 31 korrik, gjykatësi Elidon Papazisi ka hequr masën e bllokimit dhe përmbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-në ka qenë në punishte dhe ka hequr të gjitha vulat e bllokimit! A keni turp gjykatës e përmbarues bashkë?!

Thoni në vendim duke e justifikuar atë se po mbroni interesin publik; jeni çmendur apo çfarë? Cili është interesi publik, të hash pula të skaduara? Apo të hash sallam prej tyre?. Boll më!.

Ndërkohë përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj, e ka sjellë në vëmendje këtë fakt, duke u shprehur se “Përmbaruesi qe ka ‘zemëruar’ Braçen quhet Asaf Stroka dhe sot, PS, partia e zv/Kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar te Këshillit Bashkiak te Sarandës”.

Postimi i Meçorapajt

Zv/Kryeministri që ka marre flamurin e mbrojtjes se interesit publik dhe po iu ‘jep dërrmën’ gjithë kundërvajtësve te vegjël e te mëdhenj, ka denoncuar para pak ditësh një gjyqtar dhe një përmbarues nga Saranda.

Sipas Braçes, përmbaruesi, ka hequr vulat e bllokimit te mallrave te vendosur nga AKU për mallra ushqimore te skaduara apo me probleme te tjera.

Përmbaruesi qe ka ‘zemëruar’ Braçen quhet Asaf Stroka dhe sot, PS, partia e zv/Kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar te Këshillit Bashkiak te Sarandës.

Pra, e gjitha është show