TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti mesa duket s’i ka menduar gjërat gjatë.
Në një postim të saj në Instagram, ajo ka publikuar foton e aktorit Indrit Çobani. Deri këtu është në rregull. Por i gjithë problemi është tek dixhitura e fotos, tek të dhënat e aktorit, konkretisht ditëlindja.
Ministrja e ka rritur me dy vite aktorin, pasi e ka deklaruar sikur ka lindur më 6 gusht të 1976, por në fakt ai ka lindur më 6 gusht të 1978.
Mesa duket edhe ministrja ka probleme me shifrat. A thua të jetë ngatërruar, apo ka dashur t’i shtojë vitet e karrierës aktorit? Këtë ende nuk e dimë, por thjesht shikojmë problemin në shifra.
Duhet të themi se Indrit Çobani është një nga aktorët më të spikatur të Teatrit Kombëtar.
