TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij duke e kanosur me armë zjarri, arrestohet në flagrancë nga Policia e Mirditës. Gjatë kontrollit, i sekuestrohen armë dhe municione.
Policia e Lezhës bën me dije se “specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë”.
Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë
– 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë
– 15 fishekë luftarakë model 56
Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.