TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 51-vjeçar britanik ka habitur gjykatësit pasi u shpreh se kishte tentuar të kalonte disa shqiptarë në Angli pasi ata e kishin kërcënuar me vdekje.
51-vjeçari i quajtur Peter Martin u arrestua në hyrje të tunelit në Coquelles në Francën veriore, ku kishte shkuar për të blerë birrë.
Gjatë kontrolleve në furgon policia gjeti njerëz në vend të alkoolit, që do të trafikoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Pasi u arrestua, Peter Martin e pranoi se po tentonte të trafikonte grupin e njerëzve por tha se gjithçka e kishte bërë nën presion dhe pas kërcënimeve të grupit shqiptar.
“Nuk doja që t’i merrja por gjithçka e kam bërë pasi ata më kërcënuan se do të më vrisnin,”-tha Martin.
Megjithatë kjo gjë nuk e preku trupën gjykuese, të cilët vendosën ta dënonin me plot 5 vjet e gjysmë burg.