AKTUALITET, 6 Gusht 2019, 19:59

Aksident në Korçë, Kamioni “merr para” dhe përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Aksident në Korçë, Kamioni “merr para” dhe



Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Drenovë, ku një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion.

Mësohet se viktima po lëvizte me biçikletë në momentin kur është përplasur nga kamioni dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital.

Edhe pse ka mbërritur në spital, viktima nuk ka mbërritur që t’ mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa kamioni është ndalur buzë rrugës menjëherë pas aksidentit.