AKTUALITET, 30 Nëntor 2018, 14:19

Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës pas konfliktit në Bllok/ Një çështje është ajsberg, do ketë zhvillime

Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës pas konfliktit në

Gazetari Artan Hoxha ka folur edhe për Eldi Dizdarin, kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i konteinerit që u kap në fillim të vitit me 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit gjatë intervistës në emisionin “45 miniuta” në Report Tv.

Hoxha në lidhje me këtë çështje ka bërë një paralajmërim të frikshëm. Ai ka thënë se ka një tjetër çështje që është ajsberg dhe se shumë shpejt do të ketë zhvillime të tjera në lidhje me historinë e kokainës sekuestruar në Maminas.

“Ka një tjetër çështje që është ajsberg. S’kemi asnjë hetim. Ka një personazh të ri në këtë ngjarje, është një personazh me background, Eldi Dizdari.

Nuk është pa histori. Janë histori që njihet për trafikun e narkotikëve të fortë. Njësoj si në Vlorë, që janë të njëjtët që vijnë nga Belgjika. Përplasen më pas këtu në Shqipëri.

Zanafilla e përplasjes mes këtyre grupeve ka filluar në Holandë. Kjo dëshmon që ngjarja nuk është rastësore. S’është histori banale. Ka një përfshirë të agjencive ligjzbatuese. Është përfshirë ambasada Amerikane që përmend emrin e Martinajt.

Ndërhyrja e ambasadës është që të gjithë ata që po merren me këtë histori, prokurorët dhe gjyqtarët janë nën monitorim, do ketë zhvillime të tjera”, – deklaroi gazetari.