AKTUALITET, 30 Nëntor 2018, 12:57

‘Unaza e Re’/ Shkulen pemët dhe shtyllat e ndriçimit

‘Unaza e Re’/ Shkulen pemët dhe shtyllat e ndriçimit

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në zonën e Astirit janë shkulur të gjitha pemët dhe shtyllat e ndriçimi. Mësohet se tashmë i gjithë dekori i Unazës së Madhe është çmontuar.

“News 24” njoftoi se banorët nuk kanë bërë rezistencë ndaj punonjësve të Bashkisë së Tiranës, ndërsa pohuan se do të vijojnë betejën e tyre kur t’i shkojnë fadromat pranë banesave.

Ashtu siç tashmë është bërë praktikë prej 27 ditësh, banorët e kësaj zone do të vijojnë protestën e tyre në orën 17:00.