AKTUALITET, 30 Nëntor 2018, 13:55

Nuk ndalet Voltana Ademi, bën gafën e pafalshme

Nuk ndalet Voltana Ademi, bën gafën e pafalshme

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi gjatë intervistës në emisionin "Open" ka bërë një gafë të pafalshme.

Ademi gjat fjalës së saj tha se shkrimtari Millosh Gjergj Nikolla, i njohur nga të gjithë si Migjeni ka qenë partizan.

Studiuesit Auron Tare dhe Paskal Milo, të cilët ishin të ftuar në këtë emision reaguan me nënqeshje, duke i thënë se Migjeni nuk ka qenë partizan.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme Ademi shkaktoi polemika se deklaroi se  se 29 Nëntori 1944 ishte një “ditë e zezë” për qytetin e saj, pasi atë ditë kishin hyrë komunistët duke bërë shumë raprezalje dhe nuk kishin çliruar Shkodrën.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si lajthitje deklaratën e Voltana Ademit.