AKTUALITET, 30 Nëntor 2018, 12:16

Video/ Plumb në prag të derës, kërcënohet koordinatori i LSI-së

Video/ Plumb në prag të derës, kërcënohet koordinatori

Kërcënohet koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Paskuqan. Vetë koordinatori ka denoncuar përmes një video, e publikuar në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha se në derën e kioskës që menaxhon ka gjetur një plumb, si një mesazh kërcënimi për të.

Ndërsa ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për të hetuar, i riu thotë se nuk ka konflikte askënd, por është sulmuar vetëm nga shteti, për shkak të postit të tij te LSI.

“Nuk i kam borxh askujt, por kam vetëm një telashe me shtetin dhe rilindjen,  më sulmoi se jam Koordinatori i LSI në Paskuqan”, shprehet ai.