TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zhbllokohet edhe ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një tjetër organ i rëndësishëm i krijuar nga Reforma në Drejtësi që do të zëvendësojë funksionet e KLD-së. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka njoftuar mbledhjen e gjyqtarëve kandidatë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Mbledhja pritet të zhvillohet ditën e mërkurë, 12 dhjetor. Njoftimi është bërë përmes një urdhri të lëshuar ditën e sotme nga kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pas njohjes me listën e gjyqtarëve që kaluan procesin e vettingut.
Në mbledhjen mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve pritet të zgjidhen 6 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.
