TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një dalje për media ka bërë bilancin e të vrarëve dhe të zhdukurve në vend nga përfshirja me bandat e drogës. Salianji tha se të paktën 80 persona rezultojnë të zhdukur.
Salianji theksoi se vendi është në emergjencë kombëtare, dhe sipas tij prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi nëpërmjet vetingut të politikanëve, duke nisur që nga kreu i qeverisë.
“80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre. Dëshmitê e familjarëve për emisionin Top Story, faktojnë përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve. Kjo është kambana e alarmit të një shteti që përfundimisht ka rënë në duart e krimit”, u shpreh ai.
Më tej, deputeti demokrat u shpreh se tani e vërteta nuk mund të mbulohet më!
“Tani e vërteta nuk mund të mbulohet më. Emisioni Top Story zbuloi shifrat dhe dëshmitë tronditëse për të zhdukurit e trafikut të drogës në Vlorë. Prokuroria pohoi zyrtarisht numrin 80 të të zhdukurve në 3 vjet. 80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre.
Dëshmitê e familjarëve për emisionin Top Story, faktojnë përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve.
Kjo është kambana e alarmit të një shteti që përfundimisht ka rënë në duart e krimit.”-deklaroi Salianji.