TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët që do u shembet banesa pasi kalon gjurma e projektit të Unazës së Re do të strehohen në banesat sociale në Shkozë.
Në një vëzhgim nga Fax News të banesave sociale në Shkozë, duket se apartamentet e banimit janë në kushte shumë shumë të vështira dhe të mbuluara me lagështire.
Ndryshe nga sa ka reklamuar kryebashkiaku Erion Veliaj në foto, ku banesat duket luksoze dhe të komode, realiteti është krejt tjetër.
Jashtë kamerave banorët shprehen se nga lagështira dhe shëndeti i tyre është përkqësuar. Por ato nuk pranojnë që të flasin para kamerave me motivacionin se rrezikojnë ta dalin në rrugë.
Një pjesë e banorëve nuk kanë as mundësi që të paguajnë qeratë. Në Shkozë janë dhe të pastrehët dhe nga zona të ndryshme të kryeqyetit.
(M.Q/Faxweb.al)
(M.Q/Faxweb.al)