TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë që trafikonin emigrantë me gomone nga Franca në Angli përmes kanalit të La Manshit janë dënuar sot me nga 8 vite burg në Angli.
Sipas mediave angleze, dy shqiptarët Xhemal Baco dhe Feim Vata u arrestuan me 20 tetor të këtij viti, ndërsa sot janë njohur zyrtarisht me vendimin. Mësohet se Baco ka trafikuar 6 shqiptarë nga Franca drejt Anglisë, ndërsa rezultonte si drejtuesi i gomones dhe më pas Feim Vata pas mbërritjes në tokën angleze i transportonte emigrantët përmes furgonit.
Sipas policisë, të dy shqiptarët në bashkëpunim kishin kryer të paktën tre udhëtime me gomonen duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre dhe të emigrantëve.
Prokurori i çështjes, Daniel Fugallo deklaroi se: “Sikur dikush të binte nga gomonia, ata nuk do të kishin mbijetuar gjatë në Kanalin e Anglisë”.
Gjithashtu për këtë rast ka folur edhe gjykatësi Simon James, i cili veprimin e shqiptarëve e quajti një krim të organizuar, që synon të trafikojë njerëz të dëshpëruar.
“Ky ishte krimi i organizuar dhe profesional, i projektuar posaçërisht për të shfrytëzuar njerëz të dëshpëruar duke rrezikuar jetën e tyre”, tha ai.
