TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur sot në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam pasi një person goditi me thikë dy të tjerë.
Ngjarja ndodhi në një stacion hekurudhor të Amsterdamit, por agresori u qëllua menjëherë nga policia. Ende nuk dihet nëse incidenti lidhet me terrorizmin.
Dy të plagosurit, si edhe sulmuesi, janë dërguar në një spital lokal tha policia holandeze në një postim në Twitter.
Udhëtarëve iu është këshilluar që të shmangin zonën dhe stacioni hekurudhor është pjesërisht i mbyllur. Më vonë policia raportoi se incidenti ndodhi pas një debati që degjeneroi në sulm me thikë.
Fillimisht u mbyll i gjithë stacioni hekurudhor, por disa shërbime rinisën.