TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar për situatën e tensionuar në një sërë bashkish në vend, ku protestuesit janë përplasur me Policinë e Shtetit për KZAZ-të.
Sipas Palokës, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Arta Marku po synojnë grusht shteti, ndërsa u bën thirrje policëve të distancohen. “Kush vihet në shërbim të Ramës , kush ka vendosur të sakrifikohet për të mbrojtur milionat e vjedhura të tij, do vijë dita kur do mbajë përgjegjësi”, shprehet ai.
Statusi i plotë i Palokës në facebook:
Rama, Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojnë dita, ditës grushtin e shtetit që synon të mbajë në pushtet me dhunë kreun e aleancës së krimit.
Rama ka urdheruar zagaret e tij , qe ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim me Dekretin e Presidentit qe ka anulluar daten e zgjedhjeve, te angazhojne me urdhera te jashteligjshem policine e shtetit kunder qytetareve , nga taksat e te cileve paguhet policia.
Organet e rendit dhe te drejtesisë kanë detyrimin të zbatojnë ligjin dhe jo të bëhen pjesë e grushtit te shtetit duke zbatuar urdherat e paligjshem te Lleshajt dhe te Rames.
Kush po vihet ne sherbim te Rames , kush ka vendosur te sakrifikohet per te mbrojtur milionat e vjedhura te Rames dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithesecili do te mbaje pergjegjesi nuk eshte larg.
Rama eshte ne vilen e tij te bunkerizuar, helikopterin e ka ne gatishmeri, milionat te siguruara ne off-shore dhe vazhdon te jap urdhera te kundraligjshem ndersa ndjek nga televizori pasojat e akteve te tij.
Kush zbaton urdherat e te cmendurit, ta dije se po behet ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme, pjese e nje grushti shteti kunder qytetareve te ketij vendi, ku ne kemi ndermend te jetojme e te rrisim femijet edhe pasi Rama ta kete thyer koken.