TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e gjashtë e Kategorisë Superiore, do të sjellë përballjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit, ku ndryshe nga sezoni i shkuar ku të kuqtë ishin kryesues dhe Tirana në pozita jo të mira, këtë sezon janë bardheblutë në krye.
Takimi është planifikuar që të luhet ditën e diel në orën 16:00, por duket se ky orar nuk i ka pëlqyer drejtuesve bardheblu.
Kështu, këta të fundit kanë kërkuar që derbi të spostohet në një tjetër datë dhe të luhet ditën e premte në orën 19:00. Praktikisht, duket diçka e pamundur duke qenë se vetëm “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” kanë licencë që të zhvillojnë ndeshjet e tyre në mbrëmje me prozhektorë, ndërsa në stadiumet e tjera ka probleme me impiantin e ndriçimit.
Kështu, kërkesa e Tiranës për të zhvilluar ndeshjen në orën 19:00, pritet që të hidhet poshtë për shkak se vetë FSHF e ka vënë një rregull të tillë dhe miratimi i kërkesës do të ishte shkelje e rregullores.
Ndërkohë, pritet që të merret një vendim për ditën e ndeshjes, por duke mbajtur të njëjtin orar.