AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 14:15

Sali Berisha: Bastisja e portalit “Syri”, akt banditesk

Sali Berisha: Bastisja e portalit “Syri”, akt banditesk


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me atë që e quan presion “banditesk” ndaj portalit Syri, gazetari i të cilit u ndalua ditën e djeshme nga policia, pas lajmit se në Tiranë do të kishte një tërmet të fuqishëm.

Postimi i plotë:

Nje akt banditesk!

Bastisja dhe arrestimi i gazetareve ne detyre nga narkopolicia te Syri.net dhe Syri TV; Artan Cena, Aurel Rakipllari, Ermal Rizai, Gelsi Bakollari,

si nje medie qe ne emer te transparences iu thote qytetareve te verteten qe fsheh dhe manipulon makineria e shpifjeve, trillimeve dhe te paqenave e Edvin Kristaq Mafise dhe narkoshtetit te tij. Gjithashtu narkopolicia ka ndaluar dhe gazetaren e “Shekulli”, Daniela Grica.

Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit te lire u ndermor sepse ata ritransmetuan nje lajm, te cilin i pari e kishte dhene Tele Blushi, ne te cilin njoftohet se nga motet e medha qe shoqerojne termetet mund te kete edhe permbytje.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt tipik skiziod paranojak te Edvin Kristaq Mafise dhe narkoshtetit te tij dhe iu bej thirrje organizatave nderkombetare te lirise se mediave te denoncojne dhe denojne prane OKB dhe Keshillit te Europes Edvin Mafine dhe regjimin e tij te gangstereve te droges dhe krimit. sb

/TPZ.AL/