TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jurgen Klop nuk është i impresionuar nga fitorja madhështore 8-0 e Mançester Sitit përballë Uatford.
‘Qytetarët’ konsiderohen rivalët e drejtpërdrejt të Liverpulit për titullin kampion, megjithatë tekniku gjerman shprehet se edhe të kuqve iu ka ndodhur një situatë e ngjashme ndaj Sitit, në kohën kur u mposhtën me rezultatet 5-0.
“ Ishte një ditë e vështirë për Uatfordin. Edhe ne kemi kaluar një situatë të ngjashme kur u mposhtëm 5-0 pasi Mane u largua me të kuq. Nëse je me 10 lojtarë, vendi më i keq ku mund të jesh është Mançester Siti. Por, atë natë nuk e mohoj se fjeta rehat dhe nuk e prisha gjumin.
E mendoj vërtete se ata janë ekipi më i mirë në botë. Nuk e bëj për presion, por janë brilant. Por, edhe ne nuk jemi keq. Duhet të shikojmë pikët sepse në fund janë ato që vlejnë”, u shpreh Klop.