LIFESTYLE, 5 Janar 2018, 14:27

Pak muaj pas ndarjes nga vajza e Topallit, flet Luiz Ejlli (Video)

Pak muaj pas ndarjes nga vajza e Topallit, flet Luiz Ejlli (Video)

I ftuar në emisionin “Dasara Radio Show” në Tema TV dhe MCN Radio, këngëtari Luiz Ejlli ka folur në lidhje me lajmin që doli në media pak muaj më parë se i kishte dhënë fund lidhjes disa vjeçare  me vajzën e ish - kryeparlamentares Jozefina Topallit, Megi.

Gjatë lidhjes së tyre ata janë përfolur se ishin të fejuar, por Luizi i ka hedhur poshtë këto thashetheme.

Ai ka theksuar problemin e keqinformimit dhe fokusimit të mediave tek lajmet jo të duhura, problem ky për artistët që e kanë të ekspozuar jetën private, por edhe për publikun që i serviren lajme të tilla.

“Mua më kanë bërë të fejum e të martum e me fëmijë e me gjithësend, por mirë i them unë, vazhdo”.

Si është statusi singëll je?

Luizi: Qysh sa kam le e deri tash, në sensin as i fejum as i martumë.

Kemi ngelur te fejesa që s’ke qenë asnjëherë i fejuar, por ke qenë i diskutuar në media me këtë gjë.

Luizi: Të them të drejtën më shqetëson një fenomen që ka kohë që po ndodh në Shqipëri, po të hapësh TV, gazetat, pjesa më e madhe janë kronikë e zezë dhe tashetheme, në vend që të japim dicka tjetër duhet me i dhanë thashetheme, okej është Luizi i dashuri i Dasarës, u tha iher, mbaroi, u mbyll, për cfarë do e zgjasësh më? Unë i kam evitu këto për këtë arsye, se po të japësh pak, varet se si e interpretojnë dhe varet se si e marrin njerëzit. \ Tema

https://dai.ly/x6cohct