LIFESTYLE, 5 Janar 2018, 12:31

Publikohet kënga më e re e Rita Orës me Liam Payne (Video)

Publikohet kënga më e re e Rita Orës me Liam Payne (Video)

Rita Ora dhe Liam Payne sapo kanë sjellë këngën e tyre më të re “For You”, e cila është pjesë e filmit të ardhshëm “Fifty Shades Freed”.

Ditë më parë Rita Ora ka publikuar një video të shkurtër të realizimit të kësaj këngë, të cilën duket se e ka shijuar mjaft shumë.

“Ne e bëmë këtë #ForYou, jam kënaqur shumë në studio me Liam Payne”, - ka shkruar Rita në “Instragram”.

Këngët e filmave të Fifty Shades Freed, zakonisht kanë kryesuar toplistat, këtu duhet kujtuar disa nga këngët e suksesshme si kënga e Ellie Goulding “Love Me Like You Do, e cila qëndroi për kater javë e para në Official Singles Chart në vitin 2015, ndërsa bashkëpunimi i Zayn & Taylor Swift “I don’t want to live forever” në Fifty Shades Darker, arriti të jetë në pozitën e pestë vitin e kaluar.

https://www.youtube.com/watch?v=XRc1uXJIKHk