LIFESTYLE, 5 Janar 2018, 14:23

Selena dhe Justin të pandarë edhe në palestër

Selena dhe Justin të pandarë edhe në palestër

Çifti i famshëm që fansave u pëlqen t’u thërrasin Jelena, janë fotografuar sërish bashkë edhe pse në evente të ndryshme, nuk shfaqen me njëri-tjetrin.

Pasi kaluan natën e ndërrimit të viteve në Meksikë, ata janë rikthyer në shtëpitë e tyre në Los Angeles, ku u fotografuan duke dalë nga palestra bashkë.

Së fundmi në median rozë flitet se mamaja e këngëtares, nuk e mbështet këtë lidhje dhe dëshiron që vajza e saj t’i japë fund romancës me kanadezin Bieber, edhe pse Selena duket e lumtur.

Ata janë gjatë gjithë kohës së bashku dhe çdo ditë, kanë një program të përcaktuar mbi aktivitetet që do të ndjekin. I gjithë publiku është ende në pritje që ata të flasin hapur për rikthim e tyre dhe të mos i fshihen më kamerave.

[gallery ids="51199,51200,51198,51197,51196"]