TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një dietë e pasur me domate, ul rrezikun e prekjes nga kancer i lëkurës, mbështet sistemin imunitar si dhe sjell përfitime të shumta shëndetësore. Studiuesit kanë gjetur se ushqimet me bazë domatet, mund të rikuperojnë mushkëritë e dëmtuara nga pirja e duhanit.
Rreth 36.5 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara konsumojnë duhan, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), dhe numri i vdekjeve nga duhani shkon në 480.000 vdekje në vit.
Çdo vit, rreth 55.4 për qind e të gjithë duhanpirësve të rritur përpiqen ta lënë duhanin. Ndërprerja e duhanit redukton në mënyrë dramatike rrezikun e sëmundjes, duke përfshirë sëmundjet e mushkërive të tilla si, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD), kanceri i mushkërive, si dhe vdekja e hershme.
Shëndeti i mushkërive pas ndërprerjes së pirjes së duhanit ka qenë një temë që ka fituar interes në mesin e ish-duhanpirësve dhe profesionistëve të shëndetësisë.
Mushkëritë fillojnë të shërohen sapo të ndaloni së piri duhan, ndërkohë ngrënia e shpeshtë e domateve apo ushqimeve me bazë domatet, ndihmon shumë në përmirësimin e shëndetit të mushkërive tuaja, të dëmtuara nga konsumimi i duhanit.