TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo është shqiptarja më provokuese në këtë planet.
Angela Martini e ka vendosur qysh kur ishte fare e vogël se jeta e saj do t’i ngjante një filmi. Ka qenë gjithnjë në kërkim të sheshxhirimeve dhe skenarit, regjinë dhe rolin kryesor e ka luajtur përherë vetë. Por prej disa kohësh, filmit të saj i është bashkuar një tjetër protagonist, me të cilin bukuroshja nga Shkodra ka vendosur të ndajë jetën, pas një dasme dhe premtimi për dashuri të përjetshme, aspak të zakontë.
Dasmën e saj dhe gjithçka tjetër nga njohja me Dragos Savulescu, Angela i ka rrëfyer për një program televiziv në Rumani.
E pyetur nga gazetarja, se përse ra në dashuri pikërisht me Dragos, ajo u përgjigj: “Kjo është shumë e thjeshtë. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës, jo si turiste por jam rritur nëpër këto vende dhe të jetosh dhe të jesh turist janë gjëra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Unë kisha akses në çdo gjë, kam njohur djem, burra të niveleve të ndryshme, burra të sukseshëm ku çdo gjë shkëlqen nga jashtë. Unë nuk arrita të njihja një person që ishte i thellë, shpirtëror, inteligjent, i ngrohtë, i kujdesshëm dhe një ëndrrimtar. Sepse unë kam njohur djem që kanë pasur lekë nga prindërit e tyre, por nuk është e njëjta ambicie, e njëjta ëndërr. Kam njohur djem që lekët i kanë ndryshuar, që nuk besonin tek ëndrrat dhe tek shpiritërorja. Pastaj kam njohur djem që nuk besonin në dashuri, apo djem që thonë “Ti je gruaja ime”, por atyre nuk u intereson për ty. Kur takova Dragos, zbulova se ai ishte një ëndrrimtar, që kishte një botë dhe donte ta tregonte”.
Ajo u pyet edhe për pjesën se kush e tha frazën “le të martohemi”.
“As nuk e mbaj mend në fakt. Kujtoj vetëm që u zgjuam dhe i thashë Dragos “të dua”, ai m’u përgjigj “edhe unë të dua”. Dhe aty filluam duke thënë le të martohemi, si fillim me shaka. Pastaj u kthye në serioze çdo gjë. Shkuam në Vegas dhe i thashë shoqes sime që do martohemi. Ajo sigurisht që u çudit, por ne e kishim ndarë mendjen. Nuk njoftuam prindërit, miqtë, askënd. Nuk kisha as unazë, as fustan asgjë. Dhe të gjitha këto i gjetëm ditën tjetër në vetëm një ditë”, - tha modelja.
Kujtojme se Angela dhe Dragos patën një dasmë të paplanifikuar, të cilën e bënë në Las Vegas, në mesnatë. Ajo ndryshe nga çdo nuse tjetër u vesh me një fustan të zi shume seksi, ku në interviste u shpreh se ishte idea e Dragos, të cilit i ishte dukur një fustan shumë unik.
[gallery ids="50946,50947,50948,50949,50950,50951,50952"]