LIFESTYLE, 5 Janar 2018, 13:25

Ja sa paracetamol duhet t’i pini në ditë!

Ja sa paracetamol duhet t’i pini në ditë!

Paracetamoli dhe ibuprofeni më së shpeshti përdoren për eliminimin e dhimbjeve. Funksionimi i paracetamolit është në rregullimin e sinjaleve të dhimbjeve të cilat vijnë nga truri.

Shpesh përdoret për zbutje të llojeve të ndryshme të dhimbjeve, si edhe për rregullimin e problemeve me gripin dhe për ulje të temperaturës.

Marrja e më shumë paracetamolave sesa doza e lejuar mund të rrezikojë gjithë organizmin, sidomos është i rrezikshëm për shëndetin e mëlçisë.

Doza e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rriturit, 1- 2 tableta deri në 3 ose 4 herë në ditë,  pra 8 tableta gjatë 24 orëve.

Distanca midis marrjes së tabletave duhet të jetë rreth 4 orë.

Paracetamolin  nuk mund ta pini pa u konsultuar me mjekun.

Para se ti jepni fëmijëve më të vegjël se 12 vjeç paracetamol, duhet të bisedoni rreth dozës me mjekun, ndërkohë ilaçi nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se 6 vjeç, atyre u jepen shurupe.

Mos e kombinoni paracetamolin me ilaç tjetër pa u konsultuar me mjekun.