LIFESTYLE, 5 Janar 2018, 11:36

Evolucioni i bukurisë së Madonnës, 20 fotot që tregojnë transformimin e saj

Evolucioni i bukurisë së Madonnës, 20 fotot që tregojnë

Madonna ka rizbuluar shumë herë bukurinë e saj gjatë karrierës. Mbas dekadave të tëra, pasi ajo hyri në sferën e muzikës së popit, me këngën “Material Girl”, deri më tani që është 59 vjeç, ajo vazhdon të jetë ende e bukur.

Megjithëse ajo është aktualisht një bionde, nuk është e lehtë të harrosh se ikona e muzikës, Madonna Louise Ciccone që erdhi nga Bay City, Michigan, arriti në skenën e klubit të New York-ut me pamjen natyrale të një zeshkaneje. Pamja e saj vazhdoi të jetë e zakonshme deri në momentin kur pamja e saj iu besua stilistes Maripoli, ku së pari e filloi zbardhjen e kaçurreleve të modës së viteve ’80.

Ndërkohë që mbante vetulla të trasha dhe buzët të kuqe, ajo në fillim të viteve  90’,  u karakterizua me periudhën e turneut të saj “Blond Ambition”, ku shfaqej duke kombinuar kostumet e Jean Paul Gauiltier me flokët e kapura lartë, e inspiruar nga Marilyn-Monroe. Madonna kur hyri në kontakt me anën e saj bohem dhe adoptoi tekstet më të gjalla, ajo përqafoi Kabbalah-n dhe mbizotëroi listat me këngën “Ray of Light”, të vitit 1998.

Që nga fillimi i viteve 2000 deri në ditët e sotme, ajo rrallë ndalohet për të dhënë një goditje, veçanërisht kur është fjala për ndryshimin e pamjes së saj.

[gallery ids="50838,50839,50840,50841,50842,50843,50844,50845,50846,50848,50849,50850,50851,50852,50853,50854,50855,50856,50857,50858"]