LIFESTYLE, 5 Janar 2018, 13:41

Boronicat ndihmojnë për të vrarë qelizat e kancerit

Boronicat ndihmojnë për të vrarë qelizat e kancerit

Boronicat janë të mbushura plot me antioksidantë që ofrojnë një pasuri shëndetësore. Një studim i ri, ka zbuluar një përdorim tjetër për këto manaferra të vogla. Ato ndihmojnë për të trajtuar kancerin.

Duke studiuar linjat qelizore të kancerit të qafës së mitrës, një ekip studiues zbuloi se shtimi i ekstraktit të boronicës në terapinë e rrezatimit, mund të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin e trajtimit. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS), rreth 12,820 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës, do të diagnostikohen në Shtetet e Bashkuara këtë vit dhe më shumë se 4,200 gra, pritet të vdesin nga kjo sëmundje.

Terapia e rrezatimit, mbetet një trajtim primar për kancerin e qafës së mitrës. Ai përfshin përdorimin e rrezatimit me energji të lartë për të shkatërruar qelizat e kancerit.

“Për disa lloje kanceri, siç është kanceri i qafës së mitrës në fazën e vonshme, rrezatimi është një opsion i mirë trajtimi”, - thotë Dr. Fang. “Megjithatë, ndodh gjithmonë dëmtimi kolateral i qelizave të shëndetshme.”

Për studimin e tyre, studiuesit vendosën të përcaktojnë se a mund të përdoret ekstrakti i boronicës si një radiosensitizer, i cili është një përbërës që i bën qelizat e kancerit më të prekshme ndaj terapisë rrezatuese.

Studiuesit vënë në dukje se boronica mund të ketë efekt shumë pozitiv në trajtimin e kancerit.